EMRAT/ Aksidenti me tre viktima në Greqi, identifikohen shqiptarët që humbën jetën në mënyrë tragjike

Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti me tre viktima në Greqi, identifikohen shqiptarët

Janë identifikuar emrat e shqiptarëve që humbën jetën në Greqi në një aksident të rëndë në autostradën Egnatia, ku një kamion përplasi dy makina, në njërën prej të cilave ndodheshin edhe 4 shqiptare.

Viktimat janë:

Viktor Bushi 59 vjeç

Klarenc Kacaj 61 vjeç

Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe

E plagosura:

Mardalena Kaçaj 49 vjeçe.

Në makinë ndodheshin katër shqiptarë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët fatkeqësisht humbën jetën pasi makina shpërtheu në flakë, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.

Megjithatë, raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion