Arratiset nga spitali i burgosuri shqiptar në Greqi, 28-vjeçari ishte nën vëzhgim nga gardianët! Dyshohet se…

Bota

Arratiset nga spitali i burgosuri shqiptar në Greqi, 28-vjeçari

Një 28-vjeçari shqiptar i burgosur, është arratisur ditën e sotme nga spitali i Kosturit në Greqi. I riu, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët.

Sipas policisë, bëhet fjalë për person të dënuar për vepra të rënda penale dhe ka dyshime se ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore të Kosturit pasi zona është afër me kufirin shqiptaro-grek.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion