Qytetarja nga Gjermania : Rama e skllavëroi këtë popull, nuk e lëshojmë tokën që ta shkeli Trump me këmbë

Një qytetare, e cila banonte në Gjermani mori fjalën në protestën e sotme duke thënë se shqiptarët nuk do ta lëshojnë tokën e tyre, të cilën e kanë mbrojtur me gjak.
“Falënderoj diasporën e Gjermanisë që është aq e fortë duke bërë demonstrata. E skllavëroi këtë popull ky njëri, e masakroni.
Ne jemi shqiptarë që do ta sjellim gjithë Shqipërinë këtu. Trump, kjo tokë është lyer me gjak për mijëra shekuj dhe ne jemi bijtë e Skënderbeut dhe nuk do ta lëshojmë këtë tokë që ta shkelni ju me këmbë.
Të bashkohen të gjithë gratë revolucionare, nënat me lot në sy se nuk kanë bukë të hanë. Rroftë demokracia. Rama në burg, Berisha në burg”, tha qytetarja, e cila jetonte në Gjermani.


