ELBASANI NË NGRICË/ Rruga për Labinot Mal dhe Zavalinë qarkullohen vetëm me zinxhirë, -6 gradë Celcius

Aktualitet

ELBASANI NË NGRICË/ Rruga për Labinot Mal dhe Zavalinë

Të gjitha rrugët në njësitë administrative dhe fshatrat e Elbasanit janë aktualisht të hapura edhe pse janë të mbuluara nga dëbora.

Ekipet e Autoritetit Rrugor dhe Emergjencave Civile kanë punuar gjatë gjithë ditës për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Megjithatë, gjatë natës pritet që temperatura të bjerë deri në -6°C, duke sjellë rrezik të lartë për ngrica.

Akset Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Zavalinë kanë probleme dhe qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet dhe strukturat për shkak të ngricave./ORA 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion