Elbasan, dy makina përplasen tek "lagja e Kinezëve", plagoset njëri prej shoferëve

Aktualitet

Elbasan, dy makina përplasen tek "lagja e Kinezëve",

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”.

Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore.

Nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion