Parakalimet e gabuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 469 gjoba në një javë në Dibër

Aktualitet

Parakalimet e gabuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 469 gjoba

Policia Rrugore e Dibrës ka publikuar bilancin e javës së parë të gushtit, duke bërë me dije se janë vendosur gjithsej 469 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë zhvilluar në të gjitha akset rrugore të qarkut, me patrullime të pandërprera nga toka dhe ajri, përmes dronëve dhe pajisjeve moderne të monitorimit, si pjesë e një fushate për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë periudhës së raportuar, është proceduar penalisht një drejtues automjeti për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Shkeljet e konstatuara përfshijnë:

• 119 gjoba për parakalime të gabuara
• 37 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit
• 16 gjoba për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve
• 2 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit
• 5 gjoba për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
• 2 gjoba për përdorim xhamash të errësuar
• 138 gjoba për ndalim apo qëndrim të gabuar
• 8 gjoba për mosdhënie përparësie këmbësorëve
• 142 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Rrugorja e Dibrës thekson se kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke apeluar që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat, të mos kryejnë parakalime të rrezikshme dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo me celular në dorë.

ME TE LEXUARAT