Ekzekutoi policin në Lezhë, zbulohet dosja e të riut, denoncoi efektivët për dhunë

Aktualitet

Ekzekutoi policin në Lezhë, zbulohet dosja e të riut, denoncoi

Mësohen detaje të reja nga e kaluara e errët e të riut që ekzekutoi efektivin e policisë në Lezhë, Saimir Hoxha disa ditë më parë.

Autori, 21-vjecari Aldi Rama kishte paditur më herët për dhunë policët që e kishin ndaluar herën për lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Kallëzimi ishte bërë në prokurorinë e Lezhës në kohën kur Aldi Rama ishte në burg.

Prokuroria e Lezhës ishte vënë në lëvizje dhe rasti i ishte ngarkuar prokurorit Francesk Ganaj. Ky i fundit ka marrë në pyetje efektive dhe oficerë të policisë që kishin bërë ndalimin e të riut duke bërë edhe ballafaqimin e tyre me kallëzuesin që pretendonte se ishte keqtrajtuar dhe dhunuar prej tyre.

Këto pretendime nuk arritën të provoheshin nga prokuroria, pasi pretendimet që kishte pasur 21 vjeçari Aldi Rama i ka referuar akuzat fillimisht tek punonjësit e burgut dhe vetëm pas 2 muajsh është bërë kallëzim penal.

Kjo ka bërë që të mos ketë një raport mjekoligjor, por pavarësisht kësaj, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar praktika e veprimeve të kryera nga burgu pas referimit që ka bërë i riu Aldi Rama.

Kjo çështje ë është bashkuar edhe hetimit per ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por ky i fundit nuk ka qenë pjesë e grupit të uniformave blu që kanë ndaluar Aldi Ramën për episodin që 21-vjeçari kishte ngritur akuzën.

/abcnews

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion