E tepruan me alkoolin gjatë natës së ndërrimit të viteve, disa persona përfundojnë në spital në Vlorë
Lajmifundit
/
1 Janar 2025, 10:31
Aktualitet

25 persona kanë përfunduar në spital pas mesnate në spitalin e Vlorës. Burime për media bëjnë me dije se qytetarët kanë pasur probleme për shkak të alkoolit.
Po ashtu disa kanë përfunduar në spital pasi janë dëmtuar nga fishekzjarrët aksidentalisht.
Saktësisht 20 persona kanë përfunduar në spital pas ndërrimit të viteve për shkak se e kanë tepruar nga alkooli, ndërsa 5 janë dëmtuar lehtë nga fishekzjarrët.


