“E rreh gruaja”/ Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi folur gjatë filmit, është budalla

Aktualitet

“E rreh gruaja”/ Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi

Aktorja Olta Gixhari, në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, ndau detaje të panjohura për marrëdhëniet e saj me ish-banorët e Big Brother VIP. Aktorja pranoi se nuk ka ruajtur kontakt me shumë prej tyre, përfshirë edhe fituesin e edicionit, Luiz Ejllin.

E pyetur nga Arbana për raportet e saj me Luizin gjatë xhirimeve të filmit ku të dy morën pjesë, Olta u përgjigj:

“Nuk kemi folur fare gjatë filmit. Aspak.” Kjo deklaratë shkaktoi habi te moderatorja, e cila e përsëriti: “Aspak?!” Olta, duke qeshur, shtoi: “Jo, fare. Ai është budalla… E rreh gruaja!”

Gixhari theksoi gjithashtu se nuk ndien pendesë për mënyrën si u pozicionua gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother.

“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo. Megjithatë, Olta mbetet e bindur se një aleancë me të brenda shtëpisë do ta kishte larguar më herët nga loja, ashtu siç ndodhi me të tjerët që iu afruan Luizin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion