E rëndë në Lezhë, gjendet pa jetë një person në Tale, policia: Ka plagë, u qëllua me armë

Aktualitet

E rëndë në Lezhë, gjendet pa jetë një person

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë.

Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes. 

Ende nuk dihen rrethanat dhe identiteti i personit i cili është gjetur i vdekur.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT