Hetimet për Ballukun, pronari i Gjoka Konstruksion thirret në SPAK për të dhënë shpjegime për tenderat

Aktualitet

Hetimet për Ballukun, pronari i Gjoka Konstruksion thirret në SPAK

Rrok Gjoka në SPAK, pritet të pyetet për dosjen hetimore ndaj Belinda Ballukut

Pronari i kompanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka, ka mbërritur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët specialë.

Sipas burimeve, Gjoka do të japë shpjegime në kuadër të dosjes hetimore që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Kompania “Gjoka Konstruksion” është përmendur ndër vite për përfitimin e një sërë tenderash publikë, kryesisht për ndërtimin e rrugëve dhe tuneleve. Disa prej këtyre veprave janë shoqëruar me debate publike pas dëmtimeve të raportuara si pasojë e shembjeve dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.

ME TE LEXUARAT