E rëndë në Shijak, 47-vjeçarja gjendet e vdekur në pularinë ku punonte

Aktualitet

E rëndë në Shijak, 47-vjeçarja gjendet e vdekur në

Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jete në njën pulari ku punonte në Shijak. Dyshimet paraprake janë se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe.

Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

ME TE LEXUARAT