"Do shfaqem kur nuk ta pret mendja! Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq reklamonte armë dhe dhunë në rrjete

Aktualitet

"Do shfaqem kur nuk ta pret mendja! Autori i dyshuar i vrasjes së

Një 14-vjeçar humbi jetën në Maliq pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar. Ngjarja riktheu edhe njëherë frikën, tronditjen dhe problemet e mëdha ku është sot shoqëria shqiptare, duke na rikujtuar vrasjen e ndodhur disa muaj më parë në Tiranë, atë të Martin Canit.

14-vjeçari E.Xh ndërroi jetë në spital si pasojë e palgëve të marra.  Jashtë kamerave, shokët e dy të rinjve tregojnë se midis dy 14 vjeçareve ka patur një konflikt të mëparshëm verbal.

Sipas fotove të siguruara, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14 vjeçarit pozon me një armë gjahu çifte dhe sipër fotos vendos një mbishkrim duke u shprehur se “Unë do shfaqem kur nuk ta pret mendja”.

Të njëjtat burime jashtë kamerave tregojnë se autori i dyshuar njihet si një adoleshent “i lëvizshëm” duke shkaktuar herë pas here probleme me bashkëmoshatarët.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka patur një “planifikim” për t’u takuar, por të dy adoleshentët janë gjetur në të njëjtin lokal rastësisht. Në një moment të caktuar, njeri prej tyre kërkon të sqarohet ndërsa autori i dyshuar ka nxjerrë një mjet prerës nga xhepi dhe e ka goditur bashkëmoshatarin e tij.

Policia ende nuk ka gjetur mjetin prerës të dyshuar thikë.

"U takuan për tu sqaruar por", detaje nga ngjarja e rëndë në Maliq, 14-vjecari u vra me thikë pas sherrit në lokal

"Do shfaqem kur nuk ta pret mendja! Autori i dyshuar i vrasjes së

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Maliq kur nje i ri eshte vrare pas konfliktit me thika ne lokal.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç. Dy të miturit janë konfliktuar me thika në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00 në fshatin Pirg.

Gjatë sherrit, 14-vjeçari tjetër e ka goditur me thikë Erald Xhejon, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

"Do shfaqem kur nuk ta pret mendja! Autori i dyshuar i vrasjes së

Sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.

Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg.

Dy adoleshentët janë takuar për tu sqaruar por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.

Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT