E rëndë në Greqi, 15 vjeçari shqiptar qëllohet me armë zjarri gjatë mesnatës

Aktualitet

E rëndë në Greqi, 15 vjeçari shqiptar qëllohet me

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Aspropirgos, Greqi, ku një i mitur shqiptar, vetëm 15 vjeç, është qëlluar me armë zjarri pas mesnate. I plagosur rëndë në bark, adoleshenti po trajtohet në gjendje kritike në spitalin Thriasios në Elefsinë.

Sipas të dhënave paraprake, një 44-vjeçar, i cili po kalonte rastësisht me automjetin e tij, ka gjetur të miturin të shtrirë në rrugë dhe ka njoftuar autoritetet.

Hetimet për këtë akt të dhunshëm janë në zhvillim e sipër dhe po drejtohen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

ME TE LEXUARAT