Policia e Shtetit, apel qytetarëve: Mos klikoni linke të dyshimta në Whatsapp! Ju vjedhin llogaritë

Aktualitet

Policia e Shtetit, apel qytetarëve: Mos klikoni linke të dyshimta

Policia Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë e tyre në WhatsApp, përmes mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese që po qarkullojnë në rrjet.

"Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp.

Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.

Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si, për shembull, për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Më pas, përdoruesit i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Policia e Shtetit, apel qytetarëve: Mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit, apel qytetarëve: Mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit, apel qytetarëve: Mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit këshillon qytetarët:

Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;

Mos e ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;

Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;

Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat në listën tuaj të kontakteve.
Mbroni të dhënat tuaja!

Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT