Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë deklaroi

Aktualitet

Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër

Pas më shumë se pesë orësh dëshmi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, doli sot para gazetarëve.

Arbër Veliaj u thirr nga prokurorët për t’u pyetur në kuadër të dosjes hetimore ndaj Erion Veliajt, i cili që prej muajit shkurt ndodhet në paraburgim.

Duke folur para mediave, ai theksoi se paraqitja në SPAK ishte vullnetare dhe kishte për qëllim të tregonte gatishmërinë e tij për bashkëpunim me institucionin hetimor.

“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, u shpreh shkurt Arbër Veliaj, pa dhënë detaje mbi pyetjet që iu drejtuan gjatë orëve të hetimit.

Çështja e Arbër Veliajt ka qenë e pranishme edhe më herët në dyert e drejtësisë. Tri javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një ankimim të tij, ku ai kundërshtonte ligjshmërinë e kontrolleve të ushtruara nga SPAK në dhjetor 2024, në banesat dhe bizneset e familjes.

Megjithëse Gjykata e Lartë, me një vendim të 25 majit, kishte kthyer dosjen për rigjykim, trupi gjykues i Apelit të Posaçëm vendosi të mos pranojë ankimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion