E rëndë/ 27-vjeçarja gjendet e vdekur poshtë urës në Itali, dyshohet se...

Aktualitet

E rëndë/ 27-vjeçarja gjendet e vdekur poshtë urës

Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 28 prill.

Një grua 27-vjeçare me origjinë shqiptare u gjet pa shenja jete pranë një ure të njohur si “Ura e Sherifit”, në rrugën që lidh Larinon me Biferninën. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendase dhe ka ngjallur reagime të forta në komunitetin lokal.

Sipas informacioneve të para, alarmi u dha nga bashkëshorti i saj, një 51-vjeçar që jetonte në të njëjtin fshat. Ai i tha karabinierëve se ishte shqetësuar për gjendjen e saj dhe kishte dalë ta kërkonte, duke e gjetur më pas të varur në një pemë pranë mbikalimit.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë karabinierët, zjarrfikësit e Termolit dhe ekipet mjekësore të emergjencës, të cilët fatkeqësisht konstatuan vdekjen.

ME TE LEXUARAT