E FUNDIT, Altin Dumani ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Shkodrës, dyshohet për disa të shoqëruar në polici

Aktualitet

E FUNDIT, Altin Dumani ‘zbarkon’ në Prokurorinë e

Një operacion me rëndësi të lartë po zhvillohet sot në kryeqendrën e veriut Shkodër dhe zonat përreth. Në terren kanë “zbarkuar” agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të mbështetur dhe nga Policia e Shkodrës me qëllim goditjen e krimeve elektorale.

Gjithashtu burime për media kanë bërë me dije se krye të Task-Forcës është kryeprokurori i Strukturës së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ndërsa raportohet se ka dhe persona të ndaluar. Sipas asaj që raporton Euronews, burime nga policia kanë bërë me dije se janë proceduar penalisht anëtarë të Shtabit Elektoral të Partisë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Ky operacion është iniciuar nga kallëzimet penale të administruara nga SPAK lidhur me krimet zgjedhore në Shkodër. Kontrolle të hollësishme dhe veprime hetimore po kryhen kryesisht në zonat: Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.

ME TE LEXUARAT