1920 vota të diasporës me parregullsi, KQZ "zgjohet" vetëm tri ditë para zgjedhjeve

Politikë

1920 vota të diasporës me parregullsi, KQZ "zgjohet"

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, vështirësitë me votën e diasporës mbeten të pranishme, sidomos përsa i përket çështjes së zarfave në Greqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar Partinë Demokratike për 1920 vota të ardhura deri tani me “defekte”.

Nderkohe qe pak dite me pare kreu i KQZ fliste vetem per 100 raste aspak ndikuese sipas tij ne proces, tashme rastet me probleme jane 1920. 

Nje mos reagim i tille i KQZ eshte i habitshem duke sjelle pranimin e problemeve dhe nisjen e veprimeve per te kerkuar sqarime vetem tri dite para zgjedhjeve te 11 majit!

Bëhet me dije se 198 persona kanë gjetur mënyra të pavarura për të dërguar fletët e votimit në kohë.

KQZ ka kërkuar gjithashtu informacion të mëtejshëm nga DHL për zgjidhjen e problemit, duke kërkuar sqarime mbi personelin e angazhuar dhe pengesat që kanë ndodhur gjatë procesit të dorëzimit të zarfave, përfshirë çështjen e zarfave të kthyer dhe atyre që nuk janë dorëzuar siç duhet.

Kërkesa e KQZ për DHL:

“Në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:

1. Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?

2. A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?

3. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?

4. Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?

5. Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?

6. Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?

7. A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?

8. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.

9. Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritese të operatorit të sherbimit postar? Cili është domumentacioni provues për këtë rast?”.

ME TE LEXUARAT