E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia TRONDITËSE e nënës: Burrin e kam në burg, vajzën e rrihnin...

Aktualitet

E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia TRONDITËSE e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajzë e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Aktualisht, ajo po trajtohet në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, jashtë kamerave, nëna e saj ka dhënë një dëshmi tronditëse, duke pohuar se vajza është dhunuar dhe bullizuar nga fëmijë të lagjes.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion