Shpërthen cisterna në Pejë, humbet jetën një person, një tjetër plagoset
Lajmifundit
/
11 Tetor 2024, 11:42
Kosovë&Rajon

Si pasojë e shpërthimit të një cisterne të vogël në Pejë, një person ka vdekur dhe një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.
Rastin për mediat, e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka shpërthyer një mini cisternë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.
Aktualisht në vendin e ngjarjes janë Kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit për krime të rënda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante. Po ashtu një person ka kërkuar tretman mjekësor, por i cili është në gjendje stabile”, tha Nikçi.


