E goditi shefi i komisariatit, spitali i Lushnjes flet për gjendjen e aktivistes së PD

Aktualitet

E goditi shefi i komisariatit, spitali i Lushnjes flet për gjendjen e

Spitali i Lushnjes reagoi në lidhje me incidentin e ndodhur me aktivisten e PD-së, Elsa Bita, e cila tha se është goditur nga shefi i policisë së Divjakës, Altin Shehu.

Sipas njoftimit të spitalit, ajo është paraqitur me dhimbje te parakrahut të majtë, dhimbje qafe dhe dhimbje të lehta barku.

E goditi shefi i komisariatit, spitali i Lushnjes flet për gjendjen e

Theksohet se pacientja është mbajtur nën vëzhgim për gjashtë orë ku gjendja shëndetesore vazhdonte të ishte e mirë dhe më pas u largua në shtëpi.

DEKLARATE PER SHTYP LIDHUR ME RASTIN E BERE PUBLIK, NGA SHTETESJA ELSA BITA, BANUESE NE QYTETIN E DIVJAKES.

SPITALI LUSHNJE
Lidhur me rastin ne fjale sqarojme se:
– Ne oren 12:10 paraqitet ne urgjencen kirurgjikale Spitali Lushnje e shoqeruar nga Autoambulanca e Poliklinikes Divjak qytetarja Elsa Bita e datelindjes 13.11.1983 e cila paraqiste keto ankesa:

– Dhimbje te parakrahut te majte, dhimbje qafe dhe dhimbje te lehta barku.
Nga ekzaminimi klinik nuk u konstatuan shenja te jashtme te demtimit te indeve te buta. Pacientja u konsultua nga mjeku Ortoped-Traumatolog Kastriot Nezha i cili rekomandoi Ro-Grafi te parakrahut te majte ku nuk u konstatua demtime te kockave.

Pacientes ju vendos nje allci mbrojtese e indeve te buta te parakrahut. Me vone pacientia pretendonte per dhimbje te qafes dhe te barkut. Ne keto kushte konsulta e thirrur nga urgjenca me mjeket Sami Osmani, Mihal Petushi, Josif Prence rekomandoi berjen e skanerit te kokes, qafes, gjoksit, mushkerive, barkut dhe pjeseve te legenit.

Nga konsulta me Mjekun Imazherist Florjant Nexha pacientja nuk rezultoi me asnje demtim ne keto organe. Pacientja u mbajt nen observim per gjashte ore ku gjendja shendetesore vazhdonte te ishte e mire dhe me pas largohet ne shtepi. Ky material mbeshtetet ne ekzaminimet e realizuara ne kartelen mjeksore nr. 1301 dt 24.04.2021

ME TE LEXUARAT