Aksident në zonën e plazhit në Vlorë, plagoset i riu

Aktualitet

Aksident në zonën e plazhit në Vlorë, plagoset i riu

Një i ri eshte plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë pasi motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë "Smart" me targa italiane CS 051 MC.

Ngjarja ndodhi në plazhin e vjetër, ndërsa makina mësohet se drejtohej nga një grua.

I plagosuri është nisur drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policise: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:26, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një mjet tip “Smart” me drejtuese shtetasen F. F, është perplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin A. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion