E FUNDIT/ Tjetër aksident me vdekje/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 33-vjeçarja

Një tjetër aksident më pasojë vdekjen është regjistruar në vendin tonë, pak minuta më parë.
Behet me dije se një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një vajzë rreth 33-vjeç.
Grupi hetimor ka mberritur ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e rrethanave.
Sakaq, pritet nje njoftim me i hollesishem nga policia.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





