Ç'po ndodh në vend? Aksident i rende ne Durrës

Një aksident i rëndë ka nododhur paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se një betoniere ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në mes të qytetit të Durrësit.
Behet me dije se shtetasi rezulton nje 58-vjecar me iniciale P.P
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe pritet nje informacion me i hollesishem nga policia mbi ngjarjen.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.



