Publikohet klipi zyrtar i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023

Showbiz

Publikohet klipi zyrtar i këngës që do të

Është publikuar klipi zyrtar i këngës “Duje” e Albinës dhe Familjes Kelmendi e cila do të përfaqesojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision 2023”.

“Duje” arriti të rrëmbente zemrat e publikut për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.

Edhe fabula në klipin zyrtar është ndërtuar mbi konceptin e familjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve mes njëri-tjetrit.

Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 Maj.

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion