E FUNDIT/ Po punonte në një pallat 5-katësh në Bulqizë, punëtori bie nga skela, niset drejt Traumës

Aktualitet

E FUNDIT/ Po punonte në një pallat 5-katësh në Bulqizë,

Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar.

Raportohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.

Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Inspektorët po verifikojnë nëse janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion