E FUNDIT/ Një person përfundon i plagosur në spitalin e Korçës

Aktualitet

E FUNDIT/ Një person përfundon i plagosur në spitalin e

Një shtetas është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.Sipas dëshmisë nga vetë i plagosuri ai bën të ditur se ka pësuar aksident në afërsi të fshatit Ciflig nga një mjet i cili e ka përplasur.

Sipas bluzave të bardha i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë mbetet ende i paqartë aksidenti pasi shoferi që është ndaluar në afërsi të fshatit Ciflig ka dëshmuar se nuk e ka aksidentuar personin në fjalë.

Policia po kryen hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë nga bizneset afër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion