E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagoset një person në qendër të qytetit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një person është plagosur me thikë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Parrucë.
Behet me dije se i plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër
Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi, kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.
Grupi hetimore po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje




