“Rama të dorëhiqet menjëherë”- Berisha paralajmëron kryeministrin dhe i bën thirrje demokratëve

Pas skandalit të McGonigal, ish-agjentit të FBI, i cili është takuar fshehurazi me kryeministrin, Sali Berisha ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se largimi i Ramës është objektivi i panegociueshëm, ndërsa i bëri thirrje të gjithë demokratëve që të mobilizohen për betejën e fundit.
Sali Berisha: Jam sot këtu para jush për të kërkuar largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.
Jam sonte këtu për të deklaruar se për PD, popullin opozitar, ky objektiv është absolut dhe i panegociueshëm.
Prevalon mbi cdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër.
Demokratët dhe demokratët kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë dhe këtë mosntër, me këtë demon të pushtetit, i cili duke mos njohur ligj dhe parim, mobilizoi kundër kësaj partie agjenturën ruse nën petkun e organizatës më të fuqishme FBI.


