E FUNDIT/ Gjenden 635 bimë kanabisi në disa fshatra të Krujës, në kërkim autorët

Aktualitet

E FUNDIT/ Gjenden 635 bimë kanabisi në disa fshatra të

Zbulohet sërish drogë në fshatrat e Krujës. Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 14 330 bimë narkotike kanabis.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion