Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, zbardhet ngjarja: Arrestohet 19-vjeçari, e pëson edhe adoleshenti

Aktualitet

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, zbardhet

Është finalizuar nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces”.

Bëhet e ditur se një 19-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 16 vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës.  Autoritetet kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në lagjen Iliria në Shkodër, ku u dogjën dy automjete.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Gjithashtu bëhet e ditur se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT