"Dua të shoh malin por...", Braçe kritika për kullat e larta në Tiranë: Duhej menduar para se të ndërtohej (VIDEO)

Aktualitet

"Dua të shoh malin por...", Braçe kritika për kullat

Deputeti socialist ka bërë disa kritika ditën e sotme, në lidhje me ndërtimet dhe ndryshimin urban që tirana ka pësuar.

Në “Facebook”, deputeti ka publikuar një video ku shkruan se dëshiron të shohë malin e Dajtit të mbuluar nga bora, por ndërtesat e larta, duke fokusuar kullën e ndërtuar tek zona e njohur si “Ish 7-xhuxhat”, nuk e lejojnë. Sipas tij, kjo situatë tashmë është e pakthyeshme dhe duhej menduar para se të ndërtohej.

“TIRANA E MADHE. NE NJE QYTET ME MALIN PRANE, UNE DUA TE SHOH MALIN, VECANERISHT NE RASTIN E RRALLE ME DEBORE;

ASHTU SIC NE NJE QYTET ME DET, UNE DUA TE SHOH DETIN, VECANERISHT KUR VJEN ME TERSELLUME TE PASTROJE BRIGJET; Ne TIRANE ka gjithnje e me pak kende te shohesh malin dhe bukurine e tij, vec nga taracet e pallateve; Eshte e pakthyeshme kjo, duhej menduar kur ndertohej! SHIHE SA BHKUR ESHTE!”- shkruan Braçe krah videos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion