SPAK nuk i ndahet, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj, meret në pyetje për herë të dytë

Aktualitet

SPAK nuk i ndahet, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj, meret në

Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK. 

Karçanaj po pyetet lidhur me në lidhje me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH.

Kjo eshte hera e dyte qe Karcanaj thirret ne prokurorine e Posacme. Me heret, me 17 janar, ajo u mor ne pyetje ne lidhje me tenderat e AKSHI-t te cilet jane denoncuar dhe bere objekt hetimesh per shkak te abuzimeve me fondet dhe procedurat. (Lexo me shume mbi kete rast)

Arrestimi i Berberit

Evis Berberi, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Balluku, u vendos në pranga disa orë pasi kishte dalë nga ambientet e zyrës së tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar, në afërsi të banesës së tij.

Gjatë kontrollit që agjentët e BKH-së dhe SPAK kanë ushtruar në banesën e drejtorit të “rrugëve” është gjetur një shumë e konsiderueshme prej 40 milionë lekësh dhe piktura të shtrentja, të cilat sipas, Evis Berberi ka pretenduar se i ka pikturuar vetë dhe nuk janë blerë.

Sipas SPAK, Evis Berberi, në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe më pas në cilësinë e kreut të ARRSH-së, ka kërkuar, pranuar dhe marrë nga shoqëria “Net-Group” (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur Evis Berberi ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë Daam të kontrolluar prej tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion