Miliona euro drejt "një grushti" biznesesh private, AKSHI kryen 40 pagesa në dy muaj "për sigurinë kibernetike"

Nga Rrjeti

Miliona euro drejt "një grushti" biznesesh private, AKSHI kryen

Dhjetori 2023 dhe janari 2024 kane shenuar nje varg pagesash nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit, AKSHI, drejt kompanive private. 

Sulmi kibernetik i cili po vazhdon pasi nxori se fundi jashte funksionit webin e INSTAT dhe KLP-se por edhe dixhitalizimi i sherbimeve kane sherbyer si nje "pretekst" per dhenien e miliona eurove per tendera qe "xhirohen" nga AKSHI.

Vetem ne dy muajt e fundit, AKSHI ka kryer 40 transaksione te konsiderueshme drejt kompanive private qe ka kontraktuar per sherbime informatike dhe dixhitale.

Disa prej faturave dhe kontratave jane "te klasifikuara" dhe pershkrimi i sherbimit konkret mungon pikerisht per shkak te klasifikimit te informacionit, megjithese eshte e kuptueshme se fjala eshte per sherbime qe kane te bejne me sigurine kibernetike dhe sistemet e mbrojtjes ndaj tyre.

Miliona euro drejt "një grushti" biznesesh private, AKSHI kryen
Tabela e transaksioneve nga AKSHI drejt bizneseve private

Nderkohe qe parate "rrjedhin lume" drejt privateve qe marrin miliona euro per sisteme, pajisje dhe sherbime lidhur me sigurine kibernetike dhe dixhitalizimin, institucionet e Shqiperise si INSTAT apo KLP sulmohen nga hakerat e huaj ne vitin 2024 ne nje kohe qe Shqiperia ende nuk ka kaluar pasojat e sulmit te pare kibernetik.

Nga ana tjeter funksionimi i platformes e-albania mbetet i limituar pasi ne shume raste qyetaret "ngecin" per shkak te mos-lidhjes se kesaj platforme me databazat e institucioneve te tjera si gjendja civile, sgurimet shoqerore, etj.

Miliona euro drejt "një grushti" biznesesh private, AKSHI kryen

Nje miliard leke eshte fatura me e madhe qe AKSHI ka paguar ne 40 transaksionet e fundit te bera publike. 

Konkretisht, behet fjale per pagesen e 17 janarit 2024, ne favor te kompanise AlbaScan, kategorizuar nga AKSHI "Shpenzim per rritjen e AQT - instalimi i sistemi", me pershkrim fature, AKSHI, - Implementimi i laboratorëve SMART- për MAS, Kontrata Nr. 77, dt 24/10/2023, Fatura nr 180/2023, dt. 28/12/2023 Raporti i implementimit nr. 77/4, datë 28.12.2023.

Eshte normale qe kompanite private te paguhen per punen qe bejne ne favor te shtetit, por "dorezimi" i shumave te tilla nga buxheti i shtetit, kerkon nje transparence dhe llogaridhenie.

Po ashtu vihet re se ne listen e perfituesve te fondeve qe dalin nga AKSHI, jane "nje grusht kompanish" me te njejtat emra qe perseriten.

INFOSOFT SYSTEMS, ka marre 20 pagesa, pra gjysmen e transaksioneve, per sherbime te emeruarata nga AKSHI: Shpenz. per rritjen e AQT - instalimi i sistemit te kompjuterave.

Kompani te tjera perfituese, jane A-T-D - ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION, ADVANCE BUSINESS SOLUTIONS - ABS, IMAGE&COMMUNICATIONSDEVELOPEMENT, AES communication Shpk, SOFT & SOLUTION, T B S 96 SHPK, dhe ne vetem dy raste, MICROSOFT ALBANIA.

Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karcanaj pak kohe me pare u mor ne pyetje ne SPAK per me shume se 5 ore nderkohe qe deshmia e saj ka mbetur e mbuluar ne mister megjithe kohezgjajen e saj te pazakonte.

Miliona euro drejt "një grushti" biznesesh private, AKSHI kryen

Nga ana tjeter, platforma e-albania, u detyrua kete fundjave qe te dale jashte funksionit per me shume se 48 ore, si pasoje e nderhyrjeve qe vazhdojne te behen me qellim rritjen e funksionalitetit dhe te sigurise ne nje kohe qe per te AKSHI ka investuar deri tani dhjetera milione euro nga buxheti i shtetit te cilat nuk dihet saktesisht me cfare efikasiteti jane perdorur./lajmifundit.al

Informacionet e permendura ne kete artikull jane bazuar ne publikimin e Spending Data: https://spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/2/year/2019/inst_code/1087006/vlera/100+infinit

ME TE LEXUARAT