Drejtohej nga një malazez, sulmohet me gurë kamioni në aksin Bajzë-Han i Hotit

Aktualitet

Drejtohej nga një malazez, sulmohet me gurë kamioni në aksin

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet pas kallëzimit të një shtetasi malazes se kamioni me të cilin udhëtonte është sulmuar me gurë në aksin “Bajzë-Han i Hotit”.

Policia thotë se shtetasi malazez D. C., 48 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi, kur ka qenë duke lëvizur me automjetin kamion tip “Man”, në aksin rrugor Bajzë-Hani i Hotit, shtetas të paidentifikuar i kanë gjuajtur me gurë automjetin.

Si pasojë është thyer xhami nga ana e pasagjerit si dhe është dëmtuar xhami i përparmë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion