U kap në Itali, kush është Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve, i kërkuar i dosjes "Metamorfoza"
Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”.
Burime konfirmojnë se lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Autoritet italiane pritet të plotësojnë dokumentacionin përkatës për ta ekstraduar Aleks Ndrekën drejt Shqipërisë.
Njoftimi I policisë
Kapet në Milano dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 47-vjeçar i akuzuar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit A. N., 47 vjeç.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit A. N., në Shqipëri.
Kush eshte Leksi i Druve?
Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.
Gjatë Marsit të vitit të kaluar drejt tij është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por për fat të mirë nuk u kap nga asnjë plumb. Aleks Ndreka njihej për përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka.
Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar “Leksin e Druve” si një thesar për SPAK.
“E mbaj mend sepse e kam ndjekur, bëhej fjalë për disa tentativa, për të vrarë një person në Lezhë me dron, tentuan tre herë. Ky njeri, e kam cilësuar thesar për SPAK, nuk ishte i njohur. Ai vajti vetë te SPAK sepse u ndje i rrezikuar nga të katër anët. Bëhet fjalë për Aleks Dedën, ose Leksi i druve. Këtij i ishin bërë dy atentate. Mbijetoi dhe u largua nga Shqipëria me idenë që të qetësohen gjakrat. Ky u kthye në 6 mars 2022. Në datën 7 mars ka dalë në kafe në Lezhë, bashkë me Ardjan Nikulaj. Del te dera e lokalit, e qëllojnë, por nuk e kapin plumbat. Ky kundër reagon.
Të nesërmen, duke mos patur besim te policia dhe prokuroria, ai paraqitet dhe deklaron në SPAK, jep dëshmi. Në datën 8 mars 2022, Leksi i druve, ka rrëfyer atje. Dy ditë më mbrapa e kam takuar vetë. E kam ndjekur situatën, sepse po tentohej ta vrisnin me dron. Policia e shihte dronin, por nuk e gjenin dot nga vinte. Ky ka dhënë edhe një deklarim tjetër në vitin 2023 dhe ka ikur nga Shqipëria.
Çfarë përfaqëson Leksi i druve?
Ka qenë mik me ish deputetin e PS, Arben Ndoka. Është i njohur me shumë personazhe nga Nikla dhe Fushë Kruja.
Kur është vrarë vëllai i Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka, ishte ngjarje shumë e rëndë, me mbështetje. Pas vrasjes, që e lidhin me një ngjarje të zgjedhjeve të vitit 2013, ka patur një incident. Dyshuan që kjo ndërhyrje politike mund të ketë lidhje. Negociatën e parë e bën Bardhok Pllana.
Negocion me fisin Ndoka dhe thotë nuk ka patur lidhje Ramazan Rraja. Pasi merret vesh kjo gjë, negocion për të patur një takim midis fisit Ndoka dhe familjes Bami për të sqaruar që as këta nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Këtu është strumbullari nga nis kjo histori.
Në këtë hetim flitet edhe për ngjarjet e 8 shkurt 2015, kur është rrëmbyer Enver Stafuka, që u rrëmbye, torturua dhe u zhduk. E kanë marrë me uniforma policie, ka marrë pjesë në ngjarje shumë të rëndësishme. Ai është i regjistruar. Shullazi flet me pjesëtar të zonës së Niklës, thotë ta marrim peng filanin dhe ta bëjmë si filanin dhe të dëshmojë.
Ngjarja tjetër, e cila është bërë pretekst është një atentat, që ka ndodhur në 5 janar 2015, në mbikalimin e Kasharit, atentat Emiljano Shullazit. Shullazi në atë kohë ishte i paprekshëm dhe ishte goditja e parë që i është bërë. Aty ka marrë pjesë ky Stafuka, Gent Bejtja që u vra para një muaji dhe një personazh tjetër që është në burg, jo për këtë ngjarje. Shullazi është interesuar të marrë vesh se kush e ka bërë.
Ngjarja e fundit është ngjarja në të cilën, i është bërë atentat Durim Bamit. Të gjitha këto ngjarje, SPAK i ka marrë dhe punuar një nga një, mbështetur edhe nga deklarimet e Leksit të Druve, Nuredin Dumanit", është shprehur Hoxha në një dalje televizive.