Himara festë për Belerin! Fredi Beleri reagon nga burgu: Fitore e dritës mbi errësirën

Politikë

Himara festë për Belerin! Fredi Beleri reagon nga burgu: Fitore e

Lajmi për fitoren e Fredi Belerit si kandidat për eurodeputet i partisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis duket se ka mbërritur shpejt në Himarë.

Mbështetësit e tij kanë nisur festën duke hedhur fishekzjarrë në qendër të bashkisë, që ndonëse e fitoi një vit më parë, nuk mundi ta drejtojë për shkak se u dënua për shit-blerje votash në zgjedhjet e 14 majit të një viti më parë.

Vetë Fredi Beleri ka reaguar nga burgu, për votëbesimin e popullit grek, duke e cilësuar fitoren mbi errësirën.

“Forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Fituam një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve”, u shpreh Beleri.

Në qelitë e burgut shqiptar, Fredi Beleri po pret vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme aty ku kërkon pafajësi. Por edhe nëse Apeli e rrëzon kërkesën e tij, eurodeputetit të Greqisë, tashmë i ka mbetur të vuajë më pak se 9 muaj burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion