“Po bëja shaka”/ Shantazhoi të miturën në Tik Tok, Benard Çullhaj justifikohet para policisë

Aktualitet

“Po bëja shaka”/ Shantazhoi të miturën në Tik

Një 27-vjeçar është arrestuar nga efektivët e krimit kibernetik të Tiranës pasi shantazhonte një vajzë të mitur 15-vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pas denoncimit të së miturës, janë dokuemtuar edhe dy raste të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

“Po bëja shaka”/ Shantazhoi të miturën në Tik

 I arrestuari Benard Çullhaj ka deklaruar para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bentë shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale.

Biseda me të miturën
Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, si dhe materiale pornografike.

Çullhaj pasi hynte në komunikim me vajzat e mitura, i kërkonte foto. Pasi të miturat i çonin foto të fytyrës, i kërcënonte se do t’i montonte me trupa të tjerë nudo dhe do t’ia shpërndante në internet. Në këto kushte, të miturat i dërgonin foto të vetat nudo.

Burime pranë krimit kibernetik bëjnë me dije se janë administruar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë kërcënuese dhe i ka sharë.

Çullhaj gjithashtu ka pretenduar para hetuesve se nuk e dinte që vajzat me të cilat komunikonte ishin të mitura.

Foto/ I kërkonte të miturës marrëdhënie s*ksuale në Tik Tok, ky është Benard Çullhaj

“Po bëja shaka”/ Shantazhoi të miturën në Tik

Benard Çullhaj është 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë pasi shtantazhonte një të mitur në rrjetet sociale. 15-vjeçarja ka denoncuar se 27-vjeçari i kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhee shantazhonte  për t’i dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Nga biseda në rrjetet sociaale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.

Pas hetimeve, janë dokumentuar edhe dy ngjarje  të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Ky nuk është rasti i parë i regjistruar në Shqipëri. Disa ditë më parë, Sibela Abedini, 27-vjeç u hodh nga kati i katërt i një pallati dhe gjeti vdekjen. Dyshohet se Altin Çoku, i arrestuar, i kishte shpërndarë një foto intine më Tik tok. E reja në këto kushte ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vazje 2-vjeçare.

Në këto kushte  Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.

Njoftimi i policisë

Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale, e ngacmimit seksual në rrjete sociale, të një të miture 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda.

Vihet në pranga një shtetas. Zbulohen 2 ngjarje të vjetra.

Sekuestrohen qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjrte të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Duke marrë në kosideratë, që këto raste sjellin pasoja të rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.

ME TE LEXUARAT