Pulë dhe vezë me mbishkrimin “VV", ushtari i UÇK-s zgjedh mënyrën e pazakontë për të protestuar para Kuvendit

Kosovë&Rajon

Pulë dhe vezë me mbishkrimin “VV", ushtari i UÇK-s
Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Prishtinë, ku ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një protestë simbolike para godinës së Kuvendit të Kosovës, pak çaste para nisjes së seancës konstituive.

Pllashniku u shfaq në shkallët e hyrjes së institucionit më të lartë ligjvënës me një pulë dhe një pako me vezë ku ishte shkruar “VV” në shenjë referimi për Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe disa fole kashte të vendosura përtokë.

Ky aksion ironik dhe simbolik u ndërmarr në një moment kyç të zhvillimeve politike në vend, ndërkohë që deputetët po mblidheshin brenda sallës për të nisur procedurat e seancës konstituive të Kuvendit..

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion