“Do të mësohesh”, rikthehet dentisti mashtrues, qytetarja paguan 3000 euro dhe mbetet pa dhëmbë

Aktualitet

“Do të mësohesh”, rikthehet dentisti mashtrues, qytetarja

Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e stomatologut David Todri, i cili i kishte vënë implante në gojë një shtetasi italian. Pasi italianit iu krijuan probleme, stomatologu Todri jo vetëm që nuk ia zgjidhi, por e shau dhe ofendoi.

Pas transmetimit USSH, dega Fier mori masa që t’i pezullonte licencën David Todrit për një vit. Por historia përsëritet me qytetaren nga Korça Valentina Alushi, e cila paguan për 6 implante, por dy prej tyre i bien brenda ditës. Dentisti Todri ia vë sërish njërin, por sërish nuk mbajti. Tani zonja ka paguar 1800 euro dhe ka vetëm 3 implante në gojë


Më pas Todri i vë zonjës një si urë-protezë që kushton 100 mijë lekë të vjetra, por ia shet 1 mijë e 200 euro. Por kjo protezë nuk mbahej në gojë pasi Valentina as hante, as pinte, madje dhe as nuk fliste qartë.

Todri i kishte thënë “do të mësohesh” duke i dhënë madje edhe një afat prej 7 ditësh në të cilin ajo do të përshtatej, por kjo sigurisht nuk ndodhi.

Në total, Valentina thotë se ka paguar 3 mijë euro dhe nuk ka dhëmbë në gojë.

ME TE LEXUARAT