Zbulohet shuma marramendëse që fiton Enca në OnlyFans

Showbiz

Zbulohet shuma marramendëse që fiton Enca në OnlyFans

Në emisionin e së martës në Andale.al, është komentuar rikthimi i Encës në muzikë pas një kohe të gjatë.

Fatosi, Kostjani, Xhesiana dhe Artemisa kanë ndarë mendimet e tyre për këngën e re të Encës, kryesisht duke kritikuar tekstin.

Pjesë e diskutimit u bë dhe investimi i madh për realizimin e videoklipit të këngës, që shtyu Xhesianën të pyesë: “Ore, ku i gjeti lekët Enca për të bërë videoklipin?!”

Enca prej disa vitesh, nuk e ka fshehur faktin se ka një llogari personale me materialet e saj në platformën OnlyFans (kompani që prodhon dhe ofron përmbajtje për të rritur online, por jo vetëm).

Nga hulumtimet e Fatosit, njërit prej moderatorëve, rezultoi që llogaria e Encës bën pjesë në llogaritë me fitimet më të larta, që i takojnë një 0.1%-ëshi nga totali i llogarive.

Me informacione që sigurohen lehtësisht nga Google, këto llogari, rezultojnë të fitojnë rreth 100.000 euro në muaj për përmbajtjen që ofrojnë.

Kështu, u zgjidh lehtësisht dilema se nga i gjen paratë Enca për të realizuar videoklipe të kushtueshme për këngët e saj!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion