Djathi “Erzeni” i mykur në supermarketin “Xhangolli”, AKU fle gjumë

Aktualitet

Djathi “Erzeni” i mykur në supermarketin

Një denoncim është publikuar së fundmi në lidhje me produktet e bulmetit të kompanisë “Erzeni” të shitura në supermarketin “Xhangolli”.

Sipas një qytetari, djathi i dhisë “Erzeni”, i cili kishte afat skadence deri më 17 prill ishte i prishur dhe me shenja të dukshme myku, edhe pse jemi ende në muajin shkurt.

Qytetari shprehet se ky rast është i papranueshëm dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e cilësisë së produkteve të qumështit në tregjet lokale, ndërsa deri më tani nga ana e AKU-së, (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), nuk ka asnjë reagim.

Ai kërkon që autoritetet kompetente të ndërhyjnë dhe të kryejnë inspektime për të parandaluar rreziqe të ngjashme për konsumatorët.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që AKU nuk tregon përgjegjshmëri për kontrollet që i ka për detyrë ti kryejë, por reagon vetëm pasi skandali është publikuar në media. /Shqip.com

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion