“Djalin e takoj më shumë në burg se në liri”, Veliaj: Më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga e jo me lopatë në duar

Aktualitet

“Djalin e takoj më shumë në burg se në liri”,

Ish-kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po mban fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra, pasi e quan jo të ligjshëm.

Ai u ndal te djali i tij, ndërsa tha se më shumë e takon në burg se në liri.

Në lidhje me shkarkimin dhe arrestimin, Veliaj tha se e hoqën nga puna ata që donin ta shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë.

“Djalin tim e kam takuar më shumë në burg seç e kam takuar në liri se e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kush thotë se kam munguar në punë fyen inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e panë dashurinë për punën dhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht, ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar.”, tha Erion  Veliaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion