Ditë e nxehtë edhe nesër/ Përgatituni për temperatura ekstreme, ja parashikimi i motit për ditën e martë
Lajmifundit
/
8 Qershor 2026, 19:16
Aktualitet

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.


