Dimër në prill, bora bllokon Korçën dhe fshatrat rreth saj
Lajmifundit
/
8 April 2021, 08:19
Aktualitet

Mëngjesin e sotëm, Korça dhe fshatrat përreth janë zgjuar nga dëbora. Mësohet se reshjet kanë filluar që në mesnatë në të gjithë qarkun, duke arritur trashësinë në zonat fushore 2-5 cm.
Ndërsa, në zonat malore nga 10 -17 cm siç është edhe fshati turistik i Dardhës, Qafa e Qarrit. Lidhur me qarkullimin rrugor, nuk ka probleme por drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë se madhe në rrugë.
Ndërkohë kanë zbritur në terren pastruesit e borës.


