Digjet një banesë në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët e zonës luftë me flakët

Aktualitet
Digjet një banesë në Vlorë, zjarrfikësit dhe
Foto ilustruese

Një shkëndije elektrike është bërë shkak që një banesë të përfshihet nga flakët në fshatin Dukat të Vlorës. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat janë duke u ndihmuar edhe nga banorët.

Nuk dihet ende dëmi që ka bërë zjarri apo nëse ka të lënduar.

Kujtojmë se fshati ka qenë i rrezikuar edhe nga vatrat e zjarrit që kanë qenë aktive në pjesët e malit. Pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura flakët u vunë nën kontroll dhe kështu u largua edhe rreziku nga banesat.

ME TE LEXUARAT