"Lidhja me Olën ishte show", ish-konkurrentja e "Për'puthen" e zhgënjyer me Muratin: Është fallso
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 15:47
Showbiz

Sindi Loci është një nga ish konkurrentet më të komentuara të Përputhen. E ftuar në emisionin “Në pranga”, ajo e ka cilësuar Muratin, me të cilin pati një pëlqim shumë të fortë në Përputhen, si njeriun më falso.

Sipas Sindit lidhja me Olën ishte show dhe e stisur jo vetëm nga ata të dy. Ajo ka zbuluar se pas daljes nga Përputhen, Murati dhe Ola nuk kanë patur fare komunikim me njëri-tjetrin.
“Personi më falso nga të gjithë, sepse sa kohë isha unë bënte si i dashuruar pas meje, sepse asnjë nuk e ftonte në takim dhe kur erdhi dikush tjetër doli me atë personin tjetër", tha Sindi./InTv


