Dy efektivë të “Shqiponjave” plagosen gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim

Aktualitet

Dy efektivë të “Shqiponjave” plagosen gjatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku dy efektivë të forcave "Shqiponja" mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim, raporton A2CNN.

Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapjes së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës, ndërsa kolegu i tij B.Gj ka thyer këmbën. Incidentet kanë ndodhur ndërkohë që po zhvillohej operacioni për arrestimin e 35-vjeçarit Klodian Llomi (Mazari).

Në njoftimin e policisë në lidhje me operacionin thuhet: "Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

"Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore. Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar", vijon njoftimi. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion