Dibër/ Arrestohet efektivi i policisë pas përplasjes fizike me qytetarin në pikën kufitare

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese në Policinë Kufitare Dibër.
Sipas njoftimit zyrtar, ai akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “kryerje veprimesh arbitrare”, pasi më 2 korrik, rreth orës 01:30 të mëngjesit, në pikën kufitare të Bllatës, është konfliktuar fizikisht me një qytetar, shtetasin F. K., banues në Dibër.
Pas hetimeve paraprake dhe mbledhjes së provave, u vendos arrestimi i tij dhe procedimi i çështjes në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Agjencia thekson angazhimin për ndëshkimin e çdo shkeljeje dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë abuzimet nga strukturat e rendit.


